09:44 / E Mërkurë, 01 Nëntor 2023 / L K

Ndërron jetë aktori i njohur, ish-bashkëshorti i Eva Longoria

Ish-bashkëshorti i Eva Longoria, Tyler Christopher, ka vdekur në moshën 50-vjeçare.

Aktori, i cili u bë i famshëm për rolin e tij në “Spitalin e Përgjithshëm”, vdiq nga një atak në zemër në apartamentin e tij në San Diego, shkruajnë mediat e huaja.

Lajmin për vdekjen e bëri të ditur kolegu i tij Maurice Benard: Me pikëllim të madh ndajmë lajmin për vdekjen e Tyler Christopher.

Tyler vdiq këtë mëngjes nga një atak në zemër në apartamentin e tij në San Diego.