75 Mall Live Search
14:46 / E Hënë, 24 Nëntor 2025 / SH

Ndërron jetë aktori i njohur në Hollywood

Aktori Udo Kier i cili mori role të famshme në filmat “My Own Private Idaho” dhe “Ace Ventura: Pet Detective”, ka ndërruar jetë.

Miku i tij i ngushtë, Michael Childers , postoi në Facebook se Kier vdiq në një spital në Palm Springs, Kaliforni. Shkaku i vdekjes nuk u bë i ditur.

Aktori i lindur në Gjermani pati një karrierë të gjatë dhe të shkëlqyer në Hollywood, që përfshinte dekada me mbi 250 role nga viti 1966 deri në vitin 2025.

Roli i tij i fundit ishte ai i Hansit në filmin “Agjenti Sekret”.

Ai ishte më i njohur për rolin e tij si John Camp përkrah Jim Carrey në “Ace Ventura: Pet Detective”. Ai gjithashtu luajti një Hans tjetër në “My Private Idaho”, me River Phoenix dhe Keanu Reeves në rolet kryesore .

Ai ishte gjithashtu i dhënë pas këngëve pop, duke u shfaqur në videoklipet muzikore të Madonnës për këngët “Erotica” dhe “Deeper and Deeper”./Indeksonline/