75 Mall Live Search
18:42 / E Enjte, 30 Maj 2019 / indeksADMonline

Ndërron jetë aktori i njohur shqiptar

Ka vdekur aktori i njohur shqiptar, Muhamet Liko.

Aktroi i njohur i humorit vdiq në moshën 65 vjeçare dhe la pas vetës një karrierë të gjatë dhe suksesshme artistike, shkruan Indeksonline.

Lajmi i vdekjes së tij ka prekur të gjithë dhe shumë emra të njohur kanë shprehur ngushëllime duke e ngritur lartë figurën e tij.

Për vdekjen e tij ngushëllime ka shprehur edhe aktori i njohur, Bes Kallaku, “Met i paharruar ti dhe çdo rol i yti me të cilin u rritem” ka shkruar ai në një postim në Instagram.

Ndërsa, edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta u shpreh se Liko ishte një mjeshtër i madh i skenës dhe se kujtimi për të do të jetë i paharruar.

Statusi i plotë i Ilirë Metës pa ndërhyrje:

 Me hidhërim mësova lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të aktorit të spikatur të humorit shqiptar, njërit prej parodistëve më të dashur të Vlorës, Muhamet Liko.
Ashtu si për të gjithë artdashësit dhe simpatizantët e Tij të panumërt, kjo humbje e parakohshme dhe e pazëvendësueshme më ka prekur thellë.
Mjeshtri i Madh i skenës, Muhamet Liko do të mbahet mend përherë për paroditë, skeçet, humorin karakteristik e rolet gazmore, nëpërmjet të cilave jo vetëm falte momente të pashlyera argëtimi, por njëkohësisht stigmatizonte me plot mençuri plagët sociale të shoqërisë shqiptare.
Duke ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e këtij artisti të madh, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortes dhe fëmijëve, të afërmve dhe gjithë bashkëpunëtorëve të Tij.
I paharruar do të mbetesh parodisti ynë i dashur!