75 Mall Live Search
10:59 / E Premte, 10 Nëntor 2023 / L K

Ndërron jetë aktorja e famshme greke

Ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare aktorja e njohur, Katia Nikolaidou, pas betejës me kancerin. Ka qenë vëllai i saj, ai që ka bërë të ditur lajmin e trishtë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan:

“Dashuria ime… motra ime.. gjaku im…luftëtarja ime!!! Sot e engjëjve… zgjodhe ditën që vajza ime të udhëtojë drejt përjetësisë!!! Sot një engjëll tjetër do të jetë në parajsë… engjëlli im!!!

Perdja ka rënë dashuria ime… por dritat do të qëndrojnë ndezur… si jeta jote që ishte plot dritë… Engjëlli im motra ime nuk do të vendos sfond të zi… e bardhë e zymtë si gjithë jeta jote, Të dua deri në pafundësi”.

Gjatë gjithë vitit Katia qëndroi larg rrjeteve sociale, ndërsa postimi i saj i fundit në “Instagram” u bë në dhjetor 2022, natën e Vitit të Ri. Më pas Katia Nikolaidou, duke dashur të thotë lamtumirë në vitin 2022, bëri vlerësimin e saj, duke theksuar vështirësitë me të cilat u përball.