75 Mall Live Search
19:11 / E Enjte, 07 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ndërron jetë Andi Maloku, shoferi i prokurorit shqiptar

Ka ndërruar jetë në spital Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja. Ai u plagos rëndë në atentatin e Durrësit, më 1 Nëntor.

24-vjeçari, Andi Maloku, nga Fushë-Kruja kishte marrë plagë të rënda në atentatin mafioz. Ai ishte shoferi privat i prokurorit, Ndoja ndërsa më herët ka punuar në polici.

Në këtë atentat mbeti i plagosur prokurori Ndoja dhe një person tjeter, Pëllumb Muharremi që ndodhej në makinë.