Ndërron jetë artisti i madh francez
Ka ndërruar jetë këngëtari dhe tekst-shkruesi i madh francez, Charles Aznavour në moshën 94 vjeçare, transmeton Indeksonline.
Me një karrierë më shumë se 80 vjeçare, Charles do të mbahet mend për zërin e bukur dhe tekstet e mrekullueshme që kishte.
Ai ka shitur më shumë se 180 milion kopje të këngëve të tij dhe ishte pjesë e më shumë se 60 filmave.
Charles vitin e kaluar u nderua me një yll në Hollywood sheshin e të famshmëve.
