Ndërron jetë avokati i njohur gjakovar
Ka ndërruar jetë avokati i njohur nga Gjakova, Avdi Rizvanolli, në moshën 75-vjeçare.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Oda e Avokatëve të Kosovës, e cila ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e një profesionisti të përkushtuar dhe një figure të respektuar të komunitetit juridik në vend.
Sipas njoftimit, avokati Rizvanolli ndërroi jetë më 25 janar 2026, ndërsa gjatë karrierës së tij shumëvjeçare u dallua për integritet, korrektësi dhe angazhim të palodhshëm në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.
“Oda e Avokatëve të Kosovës ka pranuar me dhimbje të thellë lajmin për ndarjen nga jeta të avokatit Avdi Rizvanolli. Kontributi i tij në fushën e drejtësisë do të mbetet i paharruar dhe do të kujtohet me respekt të veçantë nga kolegët dhe i gjithë komuniteti juridik”, thuhet në telegramin e ngushëllimit./IndeksOnline/

