75 Mall Live Search
09:35 / E Premte, 05 Mars 2021 / OSH

Ndërron jetë Ceka e “Diçka po zihet”

Ka ndërruar jetë Fikrije Ukelli, personazhi televiziv e njohur si Ceka. Mjeshtrja e gatimit ka vdekur si pasojë e Covidit-19 pasi ka qëndruar e shtrirë në spital disa ditë.

Ceka ka shumë vite që ka qenë pjesë e emisionit: “Diçka po zihet” ku ka shkrirë mjeshtërinë dhe profesionalizmin e kuzhinës kosovare dhe më gjerë.

Ajo është autore edhe e disa librave të recetave të gatimit./Indeksonline/