Ndërron jetë krijuesi i logos së famshme “I ♥ NY”

Milton Glaser, stilisti me ndikim amerikan i grafikëve që krijoi logon “I ♥ NY”, ka vdekur në moshën 91 vjeç.
E krijuar për një fushatë turistike të vitit 1977, logoja u bë e njohur me shpejtësi në të gjithë botën dhe është përshkruar si më e imituar në histori.
Glaser më vonë tha se ai ishte “i habitur nga ajo që ndodhi me këtë asgjë të vogël, një ide kaq të thjeshtë”.

Ideja për logon “I ♥ NY” atij i erdhi kur hipi në një taksi dhe e shkruajti atë me ngjyrë të kuqe në një zarf, i cili tani është në koleksionin e përhershëm të Muzeut të Artit Modern (MoMA).
Ai gjithashtu krijoi një poster të famshëm të Bob Dylan me flokë psikedelike dhe ishte bashkëthemelues i revistës New York.

Shkaku i vdekjes së tij ishte një goditje në tru, i tha gruaja e tij Shirley për Neë York Times .
Glaser lindi në bashkinë Bronx të New York City në 1929. Ai studioi në Bashkimin Cooper për Përparimin e Shkencës dhe Artit, një kolegj në Manhattan, dhe në Akademinë e Arteve të Bukura në Bolonjë, Itali.

Në 1974, ai themeloi firmën e tij të projektimit, Milton Glaser, Inc.
Pas sulmeve të 11 shtatorit, Glaser lëshoi një version të ndryshuar të logos që shfaqte një zemër të mavijosur ku shkruhej “I ♥ NY MORE THAN EVER”.

Në 2004, atij iu dha një çmim për arritje të jetës nga Cooper-Heëitt, Muzeu i Dizajnit Smithsonian. Në vitin 2009, ai u nderua me Medaljen Kombëtare të Arteve./Indeksonline/