12:10 / E Diele, 20 Janar 2019 / indeksADMonline

Ndërron jetë doktoresha Afrodita Vatovci

Pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë doktoresha nga Mitrovica, Afrodita Vatovci.

Dhimbjet e rënda kanë qenë të papërballueshme për Vatovcin, shkruan Indeksonline.

Lajmi për vdekjen e saj ka prekur rëndë familjarët e miqtë e saj të shumtë, shkruan Indeksonline.

Edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e saj derisa ka thënë se ishte doktorëshë dhe humaniste unike.

Shkrimi i saj i plotë në Facebook:

E rëndë ikja jote e hershme doktoresha Afroditë. 
Ke me i mungu jo vetëm Mitrovicës por të gjithë atyre që patën rast me të taku.

E në kujtimet e secilit ke me u mbajtë në mend gjithmonë si një grua punëtore dhe frymëzuese për gjeneratat, si një doktoreshë e humaniste e pashoq, një nanë e përkryeme e mbi të gjitha një zonjë me vlera të larta njerëzore.

Puna jote e palodhshme deri ne momentet e fundit të jetës ka me na shërby si frymëzimi edhe brenda Partisë Demokratike të Kosovës, për të cilën u angazhove shumë!

Ngushëllime familjes, miqve, kolegëve, aktivistëve të PDK-së dhe mbare Mitrovicës.

Të pushoftë shpirti në paqe, Dr. Afrodita Vatovci