Ndërron jetë doktori i famshëm kosovar, Faik Hima

Me dhimbje të thellë është bërë e ditur se më 8 shtator 2025 ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare Prof. Dr. Sc. Faik Hima, një ndër figurat më të njohura të mjekësisë dhe gazetarisë televizive në Kosovë.
Lajmin për ndarjen nga jeta të Faikut, e ka bërë të ditur djali i tij Fisnik Hima përmes një postimi në facebook.
Faik Hima ka qenë jo vetëm një mjek i përkushtuar dhe akademik i respektuar, por edhe një nga spikerët më të njohur televizivë të kohës, i cili bashkë me bashkëshorten e tij, Verën, ka qenë pjesë e pandashme e ekranit për shumë vite.
Për ceremoninë e varrimit, familja do të njoftojë në ditët në vijim./IndeksOnline/