75 Mall Live Search
12:09 / E Shtunë, 15 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ndërron jetë drejtuesi i mediumeve kosovare, në moshën 56 vjeçare

Sot në moshën 56 vjeçare ndërroi jetë Lekë Zherka, gazetarë dhe drejtor shumë vjeçar i mediumeve më të mëdha kosovare.

Lekë Zherka karrierën e filloi në Radio Televizionin e Prishtinës në vitin 1985. Pas luftës ai ishte drejtor i Radio Kosovës, pastaj drejtor shumëvjeçar në televizionin Kohavision (KTV) ndërkaç karrierën e tij profesionale deri në ditët e sotme e vazhdoi në Radiotelevizionin 21 (RTV21).

Me rastin e vdekjes të Lekë Zherkës do të mbahet mbledhja komemorative në Sheshin 21 në Radiotelevizion 21, duke filluar nga ora 11.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në Varrezat e Qytetit në Prishtinë duke filluar nga ora 13:00.