Ndërron jetë edhe një zyrtar i Policisë së Kosovës

Ka ndërruar jetë pjesëtari i policisë së Kosovës, Rexhep Maliqi.
Sindikata e Policisë së Kosovës i ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të Rexhep Maliqit.
“Me rastin e vdekjes së pjesëtarit të policisë Rexhep Maliqi, familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta” thuhet në njoftimin e Sindikatës.
Maliqi ishte nga fshati Ballancë i Vitisë./Indeksonline/