Ndërron jetë edhe personi i dytë, si pasojë e aksidentit në Orllat

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një aksident tragjik, në fshatin Orllat, ku i vdekur mbeti një person.
Indeksonline mëson se tani në QKUK ka vdekur edhe personi i dytë.

Lajmin për vdekjen e tij, e ka konfirmuar edhe mjekja kujdestare në QKUK, Dafina Basholli.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Arlinda Rexhepi ka dhënë detaje nga aksidentin.
“Me datë 07.09.2020 rreth orës 20:00 në fshatin Orllat, konkretisht në drejtimin Prishtinë- Pejë, është raportuar për një aksident trafiku mes një kamioni dhe një kamionete. Ne vendngjarje kanë dal njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësore të cilët e kanë konstatuar vdekjen e një personi, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Në vendngjarje vazhdojnë të jenë njësitë kompetente për trajtim të mëtejmë të rastit”, tha Rexhepi./Indeksonline/
