Ndërron jetë gjyqtari i parë kosovar i FIFA-s, Shinasi Berisha
Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeç ish gjyqtari i njohur i futbollit, Shinasi Berisha
Ish gjyqtari i njohur kosovar, Shinasi Berisha, ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm. I ndjeri qe një kohë nuk gëzonte shëndet të plotë ndërsa sot ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeç.

Vetëm një ditë më herët e kishte datëlindjen.
Ai ishte gjyqtari i parë kosovar i FIFA-s duke referuar në shumë ndeshje ndërkombëtare. Para pak vitesh ishte analist i referimit në RTV21.