75 Mall Live Search
22:28 / E Mërkurë, 07 Gusht 2024 / G T

Ndërron jetë gruaja e cila u godit nga vetura në Ferizaj

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në Ferizaj më 07.08.2024 rreth orës 15:40.

Aksidenti ndodhi në rrugën “Driton Islami”.

E nga aksidenti një grua ka vdekur sot rreth orës 19:15 në QKUK, ku ishte duke u trajtuar si pasojë e lëndimeve të marra nga goditja e veturës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli./Indeksonline/