19:14 / E Hënë, 06 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ndërron jetë Hajrullah Gorani, profesor dhe kryesindikalist i parë i Kosovës

Ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare Hajrullah Gorani, ish-kryetar i Kryetar i Bashkimit te Sindikatave te Pavarura te Kosoves ne vitet e 90-ta si dhe profesor në Universitetin e Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dukagjin Gorani.

“Sot pasdite ndërroi jetë babai im, Hajrullah Gorani. Vdiq në qetësi, i rrethuar me familjen dhe më të dashurit e tij, në moshën 89-vjeçare.”, ka thënë ai.

Hajrullah Gorani ishte ekonomist, profesor universiteti dhe autor librash.

Ai ishte kryetari i parë i BSPK, i zgjedhur më 01.07.1990. BSPK-ja kishte një rol të rëndësishëm edhe në zhvillimet e tjera politike. Veprimtarët sindikalë dhanë kontribut të çmuar edhe në luftën për çlirimin e Kosovës, duke u inkuadruar në Ushtrinë Çlirimtare të saj, e që ndër të parët u radhit Hamzë Jashari, i cili më herët ishte edhe anëtar i Kryesisë së Sindikatës së Pavarur të Metalistëve të Kosoves. BSPK-ja edhe pas çlirimit do të luaj një rol të fuqishëm, veçanërisht në rindërtimin dhe zhvillimin e të gjitha segmenteve per formësimin e shtetit të Kosoves.

Gorani ishte autor i shumë librave dhe publikimeve. Ndër janë edhe Fjalori i terminologjisë ekonomike, botuar më 1973.

Fjalor i termave dhe shprehjeve ekonomike serbokroatisht-shqip, botuar më 1986.

Fjalor i termave dhe i shprehjeve ekonomike, serbokroatisht-shqip, botuar më 1985.

Teoria e bilancit, botuar më 1988.

Analiza ekonomike – financiare e ndërmarrjeve në kushtet e inflacionit, botuar më 1990.

Ushtrime nga kontrolli, revizioni dhe analiza financiare e organizatave të punës së bashkuar, botuar më 1987.

Konsolidimi financiar i organizatës së punës së bashkaur, botuar më 1989.

E djathta borgjeze sot në botë dhe në përgjithësi, botuar më 1989.

Reforma e sistemit të përllogaritjes, botuar më 1989.