75 Mall Live Search
10:00 / E Diele, 26 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ndërron jetë Hazir Raçi, themeluesi i LDK-së në Podujevë

Pas një sëmundje të shkurtër, mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë Hazir Raçi, themeluesi i LDK-së në Podujevë.

I ndjeri ishte i lindur më 7 nëntor të vitit 1944, ndërsa ishte profesor, aktivist politik e themelues i LDK-së në Podujevë, shkruan Indeksonline.

Varrimi bëhet sot (26.07.2020), në ora 18.00, në varrezat e qytetit, në Podujevë (Afër Euro Bllokut).

Që nga viti 2014 Raçi nuk është marrë me aktivitete politike, ndërsa në vitin 2010 ai u zgjodh kryesues i Kuvendit të Komunës së Podujevës./Indeksonline/