75 Mall Live Search
18:00 / E Enjte, 24 Korrik 2025 / H F

Ndërron jetë Hulk Hogan, në moshën 71-vjeçare

Legjenda e mundjes, Hulk Hogan, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare, shkruan The Sun, transmeton IndeksOnline.

Hogan, emri i vërtetë i të cilit është Terry Gene Bollea, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Clearwater, Florida, të enjten në mëngjes.

Sipas burimeve të TMZ, ekipet emergjente kanë mbërritur në vendngjarje pas një telefonate që raportonte për një arrestit kardiak. Ambulanca dhe patrulla policie janë parë të parkuara jashtë shtëpisë së tij.

Raportohet se Hogan është transportuar me barrelë drejt ambulancës, ndërsa shkaku zyrtar i vdekjes ende nuk është bërë i ditur.

The U.S. Sun ka kërkuar një deklaratë nga Policia e Clearwater, por ende nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar.