Ndërron jetë i aksidentuari në Makovc të Prishtinës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Makovc të Prishtinës, ku dy vetura janë përplasur ballë për ballë.
E si pasojë e lëndimeve nga ky aksident, para pak çastesh ka ndërruar jetë i lënduari, i cili po trajtohej në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).
Indeksonline merr vesh se shoferi i njëres nga veturat e përfshira në aksident tashmë ka ndërruar jetë, pasi që gjendja e tij ka qenë e rëndë.
Për gjendjen e tij gjatë ditës ka folur për Indeksonline drejtori i Klinikës Emergjente Naser Syla, i cili ka thënë se i lënduari është pranuar në klinikë në gjendje të rëndë./Indeksonline/