14:49 / E Martë, 05 Korrik 2022 / B O

Ndërron jetë i plagosuri në Kryshec të Pejës, u gjuajt me breshëri plumbash nga një veturë në lëvizje

Indeksonline kishte raportuar ekskluzivisht për një ngjarje të rëndë që ndodhi një javë më parë në Kryshec të Pejës. Ilir dhe Flakrim Gashi mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se një javë pas plagosjes, sot ka ndërruar jetë Ilir Gashi.

Rasti ka ndodhur në orët e vona të së martës kur një person kishte gjuajtur me breshëri plumbash nga një veturë në lëvizje në kohën kur Ilir e Flakrim Gashi po qëndronin në terasën e një lokali.

I dyshuari ishte arrestuar dhe më pas ishte konfiskuar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/