Ndërron jetë ikona e kinemasë italiane

Claudia Cardinale, një simbol joshës i kinemasë italiane të pasluftës, e cila gëzoi një karrierë të gjatë dhe të larmishme si aktore në film dhe teatër, ka vdekur në moshën 87-vjeçare.
Ajo u rrit në Tunizi në një familje me origjinë siciliane dhe hyri në botën e filmit në vitin 1957 pasi fitoi një konkurs bukurie në Tunizi dhe iu dha një udhëtim për në Festivalin e Filmit në Veneci.
Pas një sërë rolesh të vogla, ajo fitoi famë ndërkombëtare në vitin 1963 kur u shfaq në filmin “8-1/2” të Federico Fellinit dhe po atë vit luajti përkrah Burt Lancaster në filmin “Leopardi”.
Dyert e produksioneve të Hollivudit u hapën shpejt për të dhe ajo u shfaq në komedinë hit “Pink Panther” me regji të Blake Edwards dhe në filmin e Sergio Leone “Once Upon A Time In the west” në vitin 1968.
Karriera e saj mori një rënie të ndjeshme në vitet 1970, pasi u nda nga producenti i filmave Franco Cristaldi dhe filloi një lidhje me regjisorin Pasquale Squitieri, me të cilin pati një vajzë, Claudia-n.
“Kam jetuar mbi 150 jetë, si prostitutë, shenjtore, romantike, çdo lloj gruaje, është e mrekullueshme të kesh këtë mundësi dhe ndryshim”, kishte thënë ajo./Indeksonline/