75 Mall Live Search
11:39 / E Diele, 26 Janar 2025 / LB

Ndërron jetë infermierja Bedrije Gashi, punoi tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Ka ndërruar jetë, infermierja Bedrije Gashi, e cila për tre dekada shërbeu në Klinikën e Neonatologjisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Në njoftimin e Shërbimit Spitalor të Kosovës thuhet se ajo gjatë punës së saj, trajtoi mijëra foshnje të lindura para kohë, duke i ndihmuar që të gëzojnë jetën.