75 Mall Live Search
20:19 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ndërron jetë inxhinieri i ndërtimtarisë, Prof. Dr. Afrim Vokshi

Në moshën 88 vjeçare, sot ka ndërruar jetë, Prof. Dr. Afrim Vokshi.

Vokshi ishte inxhinier i dalluar ndërtimtarie, derisa numëron edhe një numër të madh botimesh shkencore.

Sipas familjarëve, varrimi i të ndjerit do të bëhet me datën 06.11.2019, në varrezat e qytetit të Prishtinës, Lagjia Arbëria , në orën 15:00.

Kush ishte Afrim Vokshi, iu sjellim biografinë e tij:

Afrim VOKSHI (1930-2019). Inxhinier i ndertimtarisë, profesor universiteti. Lindi në Tiranë. Kreu shkollimin ne Tiranë dhe Prishtinë, ndersa studimet në Fakultetin e Ndertimtarisë të Universitetit të Beogradit . Ne fillim punoi në Shkup e më pas si projektues i strukturave në Tetovë , ne Gostivar (“Mavrove” dhe në Shkup (Pellagonia”). Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Shkupit (1971). Ne vitin 1976 u specializua në fushën e konstruksioneve metalike në Universitetin Politeknik në Temishvar Rumani, ndërsa disertacionin e mbrojti në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës (UP) (1979). Nga viti 1969 ishte ligjërues në Fakultetin Teknik të UP-së, me vone merr titujt docent dhe profesor inordinar, kurse më 1986 u zgjodh profesor ordinar. Botoi tekstin universitar “Konstruksionet e ndërtesave metalike” (1986). Fushat kryesore të studimeve të tij ishin: ndërtesat metalike, mbajtësit hapësinorë dhe urat metalike. Që nga themelimi i Universitetit Shtetëror te Tetovës ishte i angazhuar në punë pedagogjike-mesimore. Është autor i shumë punimeve shkencore dhe ka marrë pjesë në kongrese, simpoziume dhe konferenca shkencore e profesionale.