75 Mall Live Search
11:47 / E Martë, 03 Dhjetor 2024 / L A

Ndërron jetë ish-boksieri i njohur

Ka ndërruar jetë ish-bokseri kampion bote, Israel Vazquez, pas një beteje me kancerin në moshën 46-vjeçare.

Meksikani, ka qenë kampion bote tri herë në peshën superbantam mbajti titullin IBF nga 2004 deri në 2005.

Ai gjithashtu kishte mbajtur titujt WBC dhe The Ring midis 2005 dhe 2008, duke grumbulluar një rekord lufte prej 44-5-0 gjatë karrierës së tij të shquar, që përfshinte 32 nokaute.

Presidenti i WBC-së, Mauricio Sulaiman i bëri homazhe Vazquez-it në X.

“Faleminderit Izrael për kaq shumë kujtime të mrekullueshme që na ke dhënë nëpërmjet veprimeve të tua brenda ringut, por më e rëndësishmja jashtë saj. Tani je i përjetshëm, pusho në paqe, gjithçka do të jetë në rregull”./IndeksOnline/