75 Mall Live Search
14:00 / E Enjte, 27 Shkurt 2025 / L K

Ndërron jetë ish-futbollisti i Real Madridit, e fitoi Champions Leaguen me Del Bosquen

Ka ndërruar jetë ish-futbollisti i Real Madridit, Javier Dorado Bielsa. 48- vjeçari vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ai e filloi aventurën e tij të futbollit në akademinë e të rinjve të Real Madridit, duke bërë debutimin e tij me ekipin e parë në 1999 në një ndeshje të Copa del Rey kundër Valencias.

Sezonin e ardhshëm, 1999-00 , ai luajti 7 ndeshje në më shumë se 400 minuta nën drejtimin e Vicente del Bosques dhe përfundoi duke u shpallur kampion evropian në Paris kundër Valencias.

Mallorca, Salamanca, Sporting dhe Vallecano ishin skuadrat e tjera që spanjolli luajti në karrierën e tij.

Dorado kishte luftuar me kancerin që nga viti 2022 dhe në maj 2024 iu nënshtrua një transplanti të palcës së eshtrave në spitalin “Son Espases” në Mallorca./Indeksonline/