75 Mall Live Search
22:51 / E Mërkurë, 23 Dhjetor 2020 / OSH

Ndërron jetë ish i burgosuri politik, Nezir Gashi

Sot ka ndërruar jetë ish i burgosuri politik, Nezir Gashi, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj i cili tha se të rrallë ishin burrat e kombit si Gashi.

Selmanaj e vlerësoi atë si intelektual, atdhetar e si burrë i pathyeshëm me vyrtyte të një shqiptari të vërtet.

Postimi:

Paska shkuar në botën e përtejme atdhetari e ish i burgosuri politik, Nezir Gashi!

Ai shte përsonalitet ku gjatë gjithë jetës së tij u shqua si intelektual e si atdhetar, si burrë i pathyeshëm me vyrtyte të një shqiptari të vertet!

Nezir Ibish GASHI ishte veprimtar i kauzës së shenjtë kombëtare. Ish i burgosur politik në vitet: 1964, 1981, 1984 dhe 1997. Deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës gjatë viteve 1998-2001.

Të rrallë ishin burrat i kombit si Baca Nezir.

Ngushllime krejt shqiptarëve gjithëandej trojeve etnike!

Dhembja dhe krenaria sonte janë bashkë!

Prehu në paqen e pasosun Nezir Gashi!

RS