Ndërron jetë ish-kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami

Ish-kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, ka ndërruar jetë.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, shkruan IndeksOnline.
Shkaqet e vdekjes nuk dihen, teksa për ceremoninë mortore të të ndjerit, familja do të njoftojë me kohë.
Gazmend Islami ka qenë kandidat për kryetar të Podujevës në zgjedhjet e vitit 2021.
Islami ishte edhe kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019./IndeksOnline/