Ndërron jetë ish-kryetari i Deçanit

Ka ndërruar jetë, ish-kryetari i komunës së Deçanit, Ismajl Berisha.
Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari aktual i komunës, Bashkim Ramosaj.
Në emër të Komunës së Deçanit, ai i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan figurën e tij.