75 Mall Live Search
07:08 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ndërron jetë ish-luftëtari i UÇK-së

Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bajram Demaliaj.

I ndjeri ishte babai i dy dëshmorëve, si dhe është babai i deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Shkumbin Demaliaj, shkruan Indeksonline.

Varrimi bëhet sot në orën 16:00 te varrezat e fshatit Strellc i Epërm, në komunën e Deçanit./Indeksonline/