Ndërron jetë ish- luftëtari i UÇK-së Hajrë Gashi
Sot ka ndërruar jetë ish- luftëtari i UÇK-së, Hajrë Gashi.
Familjarë e bashkëpunëtorë të tij i kanë dhënë lamutumirën e fundit, shkruan Indeksonline.
Me këtë rast deputeti i Kuvendit të Kosovës nga VV, Rexhep Selimi ka thënë se ai ishte luftëtar trim e burrë i zoti.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Drenicë, 21 Janar Sot u nda prej nesh luftëtari i UÇK-së Hajrë Gashi. U ndamë me dhimbje por edhe me krenarinë që e patem bashkëluftëtar. Ai ishte luftëtar trim e burrë i zoti. E nderoi luftën tonë dhe emrin e tij. Lavdi e perjetshme luftëtarit Hajrë Rezalla! Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!
