17:36 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / V R

Ndërron jetë ish-Miss Amerika

Leanza Cornett, e cila u kurorëzua Miss Amerika në vitin 1993, ka vdekur. Ajo ishte 49 vjeç.

Një zëdhënës i familjes u tha Cornett vdiq të mërkurën. Arsyet e vdekjes nuk u zbuluan, por u raportua se nëna e dy fëmijëve, pësoi një dëmtim të trurit pas një rrëzimi në fillim të këtij muaji.

Vdekja e Cornett u konfirmua nga Organizata Miss Amerika në  një deklaratë për media. 

“Leanza kishte një shpirt të ndritshëm dhe të bukur dhe e qeshura e saj ishte . Ne e dimë se ajo kishte shumë kuptim për kaq shumë persona, duke përfshirë të gjithë ju,” thuhet në deklaratë. “Ne jemi të shkatërruar nga kjo humbje e papritur dhe na vije shumë keq për familjen e saj dhe miqtë e ngushtë për humbjen e tyre.”

Cornett, i cili u kurorëzua Miss Florida në 1992, këndoi në Grupin e Muzikës Kristiane “Area Code” në fillim të viteve ’90, njoftoi WJAX. Ajo gjithashtu interpretoi si Ariel në Walt Disney World MGM Studios “Voyage of the Little Mermaid Show” dhe kishte një karrierë si një transmetues televiziv në rrjet./Indeksonline/