75 Mall Live Search
15:27 / E Mërkurë, 11 Tetor 2023 / LB

Ndërron jetë ish-trajneri i Luan Krasniqit

Ish kampioni i botës në boks, Luan Krasniqi ka njoftuar për ndarjen nga jeta të Theo Kerekesch, trajneri i tij i parë.

Krasniqi ka shkruar se askush në jetën e tij sportive nuk ka pasur ndikim më të madh se ai.

“Një gjë është e sigurt: unë kurrë nuk do të kisha arritur atë që kam arritur, nëse nuk do të kisha takuar në fillimet e mia të karrierës sportive këtë njeri, te  cilit i detyrohem si askujt tjetër”, ka shkruar ndër të tjera ai.