21:03 / E Shtunë, 07 Janar 2023 / C E

Ndërron jetë ish-ylli i PSG-së, ishte bashkëlojtar me Lorik Canën

Ka ndërruar jetë në moshën 40 vjeçare, ish-mesfushori i nga Kameruni, Modeste M’Bami.

40 vjeçari vdiq nga një atak në zemër mëngjesin e kësaj të shtune, shkruan Indeksonline.

Ish-mesfushori kamerunian (38 paraqitje, 3 gola) vdiq në Le Havre, ku ai jetonte, konfirmuan shoqëruesit e tij. Ai kishte veshur ngjyrat e PSG (2003-2006) dhe OM (2006-2009).

Medalist i artë në Lojërat Olimpike në vitin 2000 me Kamerunin, M’Bami gjithashtu fitoi dy Kupa franceze me PSG-në (2004 dhe 2006).

M’Bami ishte bashkëlojtar edhe me yllin shqiptar, Lorik Cana. /IndeksOnline/