Ndërron jetë këngëtari dhe aktori i njohur, në moshën 81-vjeçare
Aktori dhe këngëtari Kenny Lynch i cili arriti famën, duke kënduar dhe interpretuar në shfaqje të ndryshme në vitet 1960 ka vdekur sot në moshën 81 vjeçe.
Lynch, i cili ishte një nga disa të pakët këngëtarë me ngjyrë në muzikën britanike në atë kohë, njihet për dy hitet më të mëdha “Up On The Roof” dhe “You Can Never Stop Me Loving You”, transmeton Indeksonline.

Ai gjithashtu interpretoi me “The Beatles” në turneun e tyre të parë në Mbretërinë e Bashkuar më 1963.
Por Lynch pati më shumë sukses si shkrimtar i këngëve, duke shkruar këngët si “Sha La La La Lee” nga “Small Faces” dhe “Cilla Black’s Love’s Just A Heart Broken”.

Lynch, i cili lindi në Stepney, Londër në vitin 1938, gjithashtu u shfaq në nëntë filma – së fundmi në “The Riddle” në vitin 2007, së bashku Vinnie Jonesin dhe Derek Jacobin.
Lajmin e vdekjes së tij e bën të ditur vetë familja përmes një statusi në Twitter.

“Me keqardhje ndajmë këtë lajm. Mjerisht babai ynë ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit. Ai do të mbahet mend dhe do t’ju mungojë të gjithëve. Ne do të dëshironim të them një falënderim masiv për NHS dhe njerëzit në Sue Ryder për gjithë mbështetjen e tyre. Lamtumirë baba, ne do të të duam gjithmonë! “, shkruhet në njoftimin e familjes së tij./Indeksonline/