08:43 / E Diele, 26 Prill 2020 / indeksADMonline

Ndërron jetë këngëtari Harold Reid, pas problemeve të vazhdueshme me veshkat

Shuhet në moshën 80-vjeçare këngëtari i njohur i muzikës ‘Country’ Harold Reid.

Këngëtari amerikan, Harold Reid, i cili ishte pjesë e grupit mjaft të njohur, “The Statler Brothers”, ndërroi jetë pas problemeve të vazhdueshme me veshkat.

Lajmin e ka bërë të ditur, nipi i tij, Debo Reid, i cili tha se Harold, ndërroi jetë ditën e djeshme.

Harold Reid ishte pjesë e grupit “The Statler Brothers”, që u themelua në vitin 1948 dhe që përbëhej nga Joe McDorman, Lew DeWitt dhe Phil Balsley.