75 Mall Live Search
11:10 / E Premte, 27 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ndërron jetë kompozitori kosovar

Ka ndërruar jetë kompozitori i njohur kosovar, Gjergj Kaçinari.

Përmes rrjeteve sociale, familjarët e dhanë lajmin për vdekjen e tij, shkruan Indeksonline.

Varrimi i tij do të bëhet të shtunën në varrezat katolike në Prishtinë në orën 14:00.

Gjergj Kaçinari lindi më 25.04.1939. Ishte kompozitor i muzikës argëtuese, serioze dhe asaj të filmit e teatrit, shqiptar nga Kosova.

Gjergji i takon gjeneratës së më voshme të pas Luftës së Dytë Botërore të kompozitorëve në Kosovë.

Ka bërë përmbledhje të ndryshme të folklorit dhe i ka pasqyruar ato në drejtime të tjera të muzikës.

Përpos kësaj këto përmbledhje i ka artikulluar edhe në libra të ndryshem. Një ndër to është dhe libri i titulluar: “Margaritarët e këngëve popullore”.

Ka qenë pjestar i shumë grupeve muzikore ku ka eksperimentuar që nga rrymat Blues, Country, Rock N’ Roll deri tek Hard Rock & Heavy Metal. Ka marrë pjesë në shumë evente të rëndësishme kombëtare si Festivali i Dhjetorit (bateri), Top Fest (band), koncerte të ndrryshme klasike (piano) etj./Indeksonline/