75 Mall Live Search
17:52 / E Mërkurë, 05 Maj 2021 / OSH

Ndërron jetë kontrabandisti i famshëm i drogës, dosti i Escobarit, i njohur edhe në filmin e Johnny Depp

Ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare, kontrabandisti i famshëm i drogës, George Jung. Shkaku i vdekjes aktualisht nuk dihet, megjithëse ai kohëve të fundit kishte probleme me mëlçi e veshka.

“Boston George”, siç njihej, vuajti 20 vjet burg për kontrabandën me drogë. Ai u lirua në vitin 2014, shkruan Indeksonline.

Jung ishte pjesë e Kartelit Medellin dhe ndihmonte Pablo Escobarin të kontrabandonte kokainën në SHBA.

Kur Escobar arrinte që të ishte ishte përgjegjës për shpërndarjen e 80% të kokainës në botë, Jung ishte një nga njerëzit më të afërt të tij.

Ngarkesa javore kishte kosto mbi 400 milionë dollarë.

Historia e jetës së tij u portetizua në filmin “Blow” të Johnny Depp./Indeksonline/