75 Mall Live Search
11:51 / E Enjte, 04 Qershor 2026 / G T

Ndërron jetë legjenda e Chelseat

Futbolli anglez është në zi pas ndarjes nga jeta të ish-sulmuesit legjendar të Chelseat, Bobby Tambling, në moshën 84-vjeçare.

Klubi londinez konfirmoi lajmin e hidhur përmes një deklarate zyrtare, duke e cilësuar Tamblingun si një nga figurat më të mëdha në historinë e tij. Chelsea shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe miqtë e ish-futbollistit në këtë periudhë të vështirë, shkruan Indeksonline

Tambling mbetet një nga emrat më të rëndësishëm që kanë veshur fanellën e Chelseat, duke lënë gjurmë të pashlyeshme me paraqitjet dhe golat e tij për klubin londinez.

Image

Homazhe për të ka bërë edhe Federata Angleze e Futbollit, e cila kujtoi se Tambling zhvilloi tre ndeshje me kombëtaren e Anglisë ndërmjet viteve 1962 dhe 1966, duke realizuar një gol me fanellën e “Tre Luanëve”.

Vdekja e tij shënon humbjen e një prej figurave më të respektuara të futbollit anglez, ndërsa trashëgimia që la pas do të mbetet pjesë e historisë së Chelseat dhe futbollit britanik./Indeksonline/