Ndërron jetë legjenda e futbollit gjerman

Gjermania ka humbur një kampion bote. Njeriu që ndihmoi Gjermaninë të fitojë Kupën e Botës në finalen e 1990 kundër Argjentinës, Andreas Brehme ka ndërruar jetë.

Brehme u pranua në dhomën e urgjencës në klinikën në Ziemssenstrasse pranë banesës së tij pas një arresti kardiak.

63 vjeçari ishte lojtar i Bayernit, Interit, Zaragozës e Kaiserslauternit, ndërsa e kishte përfaqësuar Gjermaninë në 86 ndeshje./Indeksonline/
