75 Mall Live Search
10:49 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / Blerim

Ndërron jetë legjenda e Real Madridit

Sot gjatë ditës ka ndërruar jetë në moshë 82-vjeçare legjenda e Real Madridit, Enrique Perez ‘Pachin’.

‘Pachin’ luajti me Realin gjatë viteve 1959 dhe 1968, shkruan IndeksOnline.

“Real Madrid shprehë ngushëllime për familjen e futbollistit, gruan e tij Mercedes, bijat e tij, Cristiana dhe Mercedes”, shkruan në njoftimin e klubit madrilen.

Spanjolli ishte edhe trajner, ku menaxhoi disa klube nga Spanja, përfshi edhe: Levanten, Granadas, Valladolid, Osasuna dhe Almeria./IndeksOnline/