75 Mall Live Search
10:41 / E Premte, 06 Janar 2023 / B O

Ndërron jetë legjendari italian, Gianluca Vialli

Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm legjenda e futbollit italian, Gianluca Vialli. 58 vjeçari prej vitesh po luftonte me kancerin në pankreas.

Ish-sulmuesi i kombëtares italiane kishte karrierë të suksesshme te Cremonese, Sampdoria, Juventusi e Chelsea si futbollist.

Vialli e kishte provuar veten edhe si trajner te Chelsea dhe Watfordi, por që nuk kishte suksese të dukshme./Indeksonline/