15:25 / E Enjte, 22 Shkurt 2024 / L K

Ndërron jetë mjeku i famshëm kosovar

Ka ndërruar jetë mjeku i famshëm kosovar, Refik Ramku. I ndjeri për shumë vite ishte njëri nga otorinolaringorologët më të njohur në vend dhe më gjerë.

Ramku ishte pensionuar në vitin 2004 për të vazhduar punën në sektorin privat në poliklinikën e tij.

Doktori kishte marrë pjesë në shumë simpoziume dhe kongrese brenda dhe jashtë Kosovës duke patur mbi 32 botime shkencore./Indeksonline/