75 Mall Live Search
23:05 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / AR

Ndërron jetë muzikanti i njohur Johnny Pacheco

Ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare muzikanti i njohur Johnny Pacheco.

Mediat amerikane shkruajnë se ai ishte një artist, muzikantë e producent mjaftë i njohur, transmeton Indeksonline.

Gruaja e tij u deklarua se ai nuk ndihej mirë me shëndetin dhe u shtrua në spital.

Në një postim në rrjetet sociale ajo tregoi se bashkëshorti i saj tashmë ka ndërruar jetë: “Me dhimbje në shpirt dhe një boshllëk në zemrën time, ju informoj se Johnny Pacheco ndërroi jetë këtë pasdite. Faleminderit për të gjitha lutjet dhe dashurinë që na i dhurove ”, shkroi ajo./Indeksonline/