21:23 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ndërron jetë në moshën 26 vjeçare garuesja e ‘American Idol’

Garuesja e American Idol, Haley Smith ka ndërruar jetë në moshën 26 vjeçare pas një përplasje me motor, transmeton Indeksonline.

Familja e këngëtares ka bërë të ditur se aksidenti tragjik ndodhi në rrugën ‘Millinocket Maine’.

Haley ishte e pasionuar pas motorëve, dhe në pamundësi të bënte një kthesë të mprehtë ajo u përplas duke mbetur pa shenja jete.

Haley u shpall e vdekur në vendin e ngjarjes, raportoi TMZ.

Ajo ishte pjesë e ‘Reality show-it’ të njohur të këndimit American Idol në vitin 2012 në sezonin e 11-të në audicionin e tyre në Kolorado. Haley ishte eliminuar gjatë raundit të dytë. /Indeksonline/