08:43 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ndërron jetë në moshën 49- vjeçare aktori i njohur

Aktori i njohur amerikan i “Carnivale”-s, Brian Turk ka ndërruar jetë në moshën 49- vjeçare, ngase prej më shumë se një vit u diagnostikua për herë të parë me kancer të trurit, transmeton Indeksonline.

TMZ-ja e ka konfirmuar vdekjen e aktorit dhe diagnozën e tij që kohët e fundit po vinte duke u keqësuar.

Turk është i njohur për rolin e tij si “Gabriel” në serialin e famshëm “HBO Carnivale” ku mori pjesë në të gjitha 24 episodet sa u shfaqen.

Aktori ndërroi jetë nga komplikimet për shkak të kancerit dhe la pas vetes gruan dhe djalin tetëvjeçar. /Indeksonline/