75 Mall Live Search
11:48 / E Mërkurë, 17 Korrik 2024 / L K

Ndërron jetë në moshën 49-vjeçare, producenti dhe DJ i njohur

DJ dhe producenti legjendar Tomcraft, emri i vërtetë Thomas Brückner, ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare, kanë konfirmuar familja dhe miqtë e tij .

Në një postim të shpërndarë në platformat e tij të mediave sociale, familja e Brückner konfirmoi: “Me zemër të rëndë duhet t’ju informojmë se dje, më 15.07.2024, babai dhe bashkëshorti ynë i dashur ka ndërruar jetë”.

“Ne do të mbajmë përgjithmonë në zemrat tona dhe do të duam derisa të ribashkohemi përsëri. Sinqerisht, familja jote”, kanë shkruar ata.

Shkaku i vdekjes së tij nuk u konfirmua.