Ndërron jetë në moshën 52-vjeçare gruaja e Gani Sejdiut

8 janari do të jetë përgjithmonë një ditë zie për familjen Sejdiu nga Mitrovica.
Gruaja e trajnerit të njohur, Gani Sejdiu, ka ndërruar jetë, përcjell Gazeta Olle.
Ajo ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare.
Lajmi është konfirmuar në rrjetin social Facebook nga djali i Ganiut, njëherësh ish-futbollisti Isuf Sejdiu.
“Ne keto momente All-llahu e deshi ngat vetes mbretereshen teme dhe me lejen e tij nderroi jete ne moshen 52- vjeqare. All-llahu te meshiroftë engjulli jem”, ka shkruar ai, duke marrë më pas shumë komente ngushëlluese.
