13:01 / E Diele, 05 Prill 2020 / indeksADMonline

Ndërron jetë në moshën 80-vjeçare, “Mjeshtri i Madh” i humorit shkodran Gëzim Kruja

Gëzim Kruja ka lindur në Shkodër, në vitin 1939.

Karrierën humoristike e ka nisur që në moshën 13-vjeçare. Fillimet me Estradën amatore nisin që në kohën kur ishte ushtar më 1958.

Më pas vazhdon aktivizimin në vitin 1960 me Estradën profesioniste të Shkodrës.

Këngëtari gjakovar Edi Furra sot ka publikuar një fotografi bashkë me “Mjeshtrin” e humorit, duke shkruar: “Do i mungosh skenës mbar shqiptare, pusho i qetë ikonë”, me ç’rast ka bërë të ditur se ai ka ndërruar jetë. /Indeksonline/