Ndërron jetë në QKUK një person i cili u lëndua ditë më parë në një aksident trafiku

Mbrëmë ka ndërruar jetë një person, i cili kishte mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti në trafik më 23 janar, shkruan Indeksonline.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se viktima mashkull ka ndërruar jetë gjatë marrjes së trajtimit mjekësor në Repartin e Kujdesit Intensiv në QKUK.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Prishtinë (EN:) 23.01.2021 – 17:17. Lidhur me rastin më 03.02.2021, ora 15:15 është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte ndërruar jetë e i cili kishte qenë duke marrë trajtim mjekësor në Repartin e Kujdesit Intensiv në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident në trafik. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”./Indeksonline/